Baton Haxhiu i përgjigjet Veliajt, e krahason me mafiozin italian: Bashkëpunoi me prokurorin!

E mërkurë, 01 May 2024 10:03
“E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma me më përbuzje. Njerëzit më të poshtër që Kosova i ka përzënë nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi.”
 

Këto ishin fjalët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dukshëm nënkuptohej se i referohej analistit Baton Haxhiu, teksa ky i fundit i është përgjigjur në emisionin “Opinion”. 

Haxhiu tha se vetëm 3 herë e ka takuar në jetë kryebashkiakun Veliaj me të cilin tha se ka bërë biseda sipërfaqësore dhe hodhi poshtë të ketë folur ndonjëherë për sondazhe me të. Gjatë fjalës së tij, Baton Haxhiu e ka krahasuar Veliajn me historitë e mafies siçiliane, teksa tha se sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës sot ka shkuar dhe ka bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin.

Baton Haxhiu tha më tej se Veliaj ka dy rrugë, ose atë morale që të japë dorëheqjen, ose të zgjedhë përgjegjësinë politike. Sipas tij, nëse do të ishte në vend të Veliajt do të jepte dorëheqjen.

Blendi Fevziu: Baton për ty e kishte këtë? Ty të kanë përzënë nga Kosova? 

Baton HaxhiuKjo është serioze. E para e punës është shumë primitive, bota është vend i lirë dhe veprimet dhe vendimet e njerëzve bëhen në secilin vend ku ata mendojnë se duhet të shkruajnë, ose duhet të japin mendim. E dyta, nuk e di a e dini historinë e Falkones, Tomasho Busketa i cili në një moment është penduar dhe filloi të bashkëpunojë me Falkonen, gjyqtarin e famshëm dhe kur ka filluar të bashkëpunojë, a e dini se çfarë ka ndodhur me Tomasho Busketën? Ka pushuar së qenuri mafioz. Sot, Erion Veliaj ka shkuar dhe bashkëpunuar ndershëm me kryeprokurorin.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë?

Baton HaxhiuUnë nuk kam ardhur për këtë gjë. E kam një reagim për arsye se ka fjali që një kryebashkiak nuk flet për mediat, për mënyrën se si ata i qasen një kryebashkiaku që bën punë publike dhe ai nëse përdor për 4 gazetarë, të cilët kanë pasur një qëndirm, ndërsa unë nuk kam thënë asgjë, ndërsa unë kam thënë që “po të isha Baton Haxhiu dhe të isha kryetar i bashkisë nuk do të hezitoja dhe do të jepja dorëheqjen”. Por kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i ka 2 çështje brenda vetes, morale dhe politike. Le ta zgjedhë cilëndo, nëse ai nuk e zgjedh çështjen morale domethënë që nuk jep dorëheqjen, i mbetet ajo politike dhe votuesit vazhdojnë. Nuk kam thënë asgjë tjetër. Meqenëse ai ka përdorur fjalën poshtërsi, fjalën përzërje, faturim i shtrenjtë, kurrë asnjëherë për sondazhe nuk kam folur me Erion Veliajn. 3 herë e kam takuar në jetë, 3 herë vetëm dhe bisedat e mia me Erion Veliajn janë krejt sipërfaqësore. Mua këto deklarata nuk më hutojnë. Si shqiptar i Kosovës, ne e kemi fituar betejën me ata të cilët flasin kështu. Veliaj deklaroi vetë që “po shkoj të bashkëpunoj me prokurorin” dhe unë e përmenda rastin e Falkones. Nuk e krahasova, vetëm ja mora shembullin. Nëse drejtorët e tij janë akuzuar për krim të organizuar, nëse ata që punojnë me të, atëherë më fal, por kur fillon e bashkëpunon me prokurorin e ndërron rolin dhe pushon së qenuri kriminel dhe je bashkëpunëtor i tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...