Taksa e re mbi profesionet e lira ose mbi dijen, ashtu siç e kishim paralajmëruar, ka nisur të japë efektet e para negative.
Taksa që fillon 15%-23% mbi të ardhurat , rëndon direkt mbi bizneset e vogla dhe individët e vetëpunësuar po sjell rritjen e çmimeve, dëbimin e mijëra profesionistëve nga vendi dhe rritjen e informalitetit.
Në përpjekje për t’u mbrojtur nga kjo gjobë e re që qeveria u ka vënë nga 1 janari:
38.0% e këtyre bizneseve do të rrisin çmimet
25.6% do të ulin fitimin neto
17.0% do të mbyllin aktivitetin
5.4% do të largohem nga vendi
2.8% do të shmangin taksat
Me këtë ligj që rrjep shtresën e mesme, i miratuar me forcën e kartonit dhe duke mos marrë parasysh amendamentin e Partisë së Lirisë, qeveria po i detyron sot profesionistët e lirë të paguajnë më shumë se biznesi i vogël dhe ai i madh, po dekurajon sipërmarrjet e reja dhe po rrit çmimet e qindra shërbimeve.
Ky ligj antikushtetues, që cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës dhe shkel konkurrencën mes bizneseve, reflekton babëzinë e një qeverie që e ka ndryshuar 4 herë mënyrën e deklarimit brenda 4 vitesh, duke dëshmuar një paqëndrueshmëri të pashembullt politikash fiskale.
Rreth 3 miliardë lekë që do të dalin nga xhepat e qytetarëve të dëmtuar nga kriza e çmimeve do të arkëtohen përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.
Është i qartë destinacioni i këtyre parave!
Ato do të përfundojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për koncesione e inceneratorë fantazmë.