Berisha: Nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi se sa beteja për çlirimin e kryeqytetit

E Enjte, 02 May 2024 21:09
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka bërë thirrje për protestën e ditës së martë.
 

Berisha tha se, nuk ka betejë më jetike dhe më të dinjitetshme se beteja për çlirimin e kryeqytetit. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe lirisë.

Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ndaj jush.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve që me fjalën e tyre këtu në parlamentin e lirisë përcjellin mesazhet e të vërtetës, guximit dhe shpresës në të katër anët e shqiptarëve.

Që me fjalën e tyre çajnë vellon e zezë të censurës së narkoshtetit dhe u thonë shqiptarëve të vërtetat thelbësore, jetike të tyre.

Të dashur miq!

Kjo betejë është një betejë e shenjtë aq sa ç’është liria dhe dinjiteti për njeriun.

Aq sa është liria e dinjiteti për një shoqëri dhe për një komb.

Të martën ne kemi ditën tjetër, ditën e madhe, në të cilën mosbindja civile e qytetarëve të Tiranës do të shembë monumentin më të shëmtuar të vjedhjes së qytetarëve nga kreu i hajdutëve të Tiranës, që ka uzurpuar shtëpinë e parë të kryeqytetit.

Miqtë e mi, nuk ka betejë më jetike për dinjitetin e një kombi se sa beteja për çlirimin e kryeqytetit.

Se sa beteja për shembjen e monumentit të shëmtuar të korrupsionit dhe krimit në sheshin Skënderbej.

Se sa beteja për përzënien e një kryevjedhësi, i cili i zhveshur nga çdo normë morali njerëzor, i pangopur në vjedhjet e tij ndaj qytetarëve, vendosi modelin 100 përqind të vjedhjes së fondeve të qytetarëve të Tiranës.

Në këtë model, Erion hajduti zhduku 130 milionë euro të djegësit të Tiranës si në asnjë vend tjetër të Europës dhe të botës.

Paratë shqiptarët i paguan. Ky hajdut u mori atyre taksa tre herë më të larta se përpara.

I detyroi të paguajnë 29 euro për ton, tarifën e djegies për tarifë depozitimi.

Ky hajdut për kompaninë e tij, detyroi dheun e çdo themeli që hapet, inerte, zhavorret, të depozitohen në minierën e tij, në Sharrë me tarifa të cilat shkojnë rreth 50 milionë, 60 milionë euro në kontot e tij.

Ky hajdut, ky njeri që nuk ka asgjë njerëzore në qenien e tij, krijoi kompaninë e tij me drejtorët hajna dhe shndërroi paratë e taksapaguesve në hotele luksoze me 5 yje. Në pallate me qindra e qindra apartamente.

Ky i pashpirt u shndërrua në një tërmet të vërtetë për qytetin. Prishi me ndërmarrjet e tij dhjetëra e dhjetëra pallate.

Grabiti dhjetëra e dhjetëra milionë euro po me këto ndërmarrje, gjoja për ndërtimin e tyre.

Ndërkohë që ndërtoi me gjoba me kompanitë e ndërtimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...