"Ky sapo doli vetëm dhe pa ndihmën e Ramës, bëri shkelje ligji dhe vepra penale duke na treguar ne se si ai ka qeverisur në bashkinë e Tiranës, duke e trajtuar veprën penale si një akt normal”-u shpreh analisti.
Enton Abilekaj:
"Ai nuk mund të jetë më menaxhues i parave publike, nuk mund të gënjejë nga mëngjesi deri në darkë dhe të presë që gazetarët të mos ja nxjerrin gënjeshtrat sepse gazetarët për këtë punë janë.
Sapo Veliaj mbaroi deklaratën para SPAK-ut, Klodiana Lala që e kemi sot këtu, i bëri një pyetje dhe ai iku me vrap, bodyguardi i tij e shtyu Lalën sepse ai nuk do filtra, ai është mësuar të kontrollohet.
Ai edhe intervistën që dha, e bëri siç do ai dhe gazetari nuk guxoi as ta pyeste ‘Mos të kanë thirrur gjë ata ty?
Ai bëri një deklaratë në një televizion që e kishte porositur vetë, nuk e dimë se si dhe sa, siç e kishte bërë Rama disa ditë më parë, kshu e bëri edhe ky.
Kështu që Veliaj është imitues i Ramës, si një njeri që ka qenë gjithmonë nën hijen e tij dhe sapo e pa veten jashtë ombrellës vendosi të merrte në dorë fatin e tij dhe këputi 100 gënjeshtra e skandale brenda një ditë.
Kjo në një kohë kur të gjitha projektorët ishin nën hijen e tij dhe shantazhin e medias.
Ky sapo doli vetëm dhe pa ndihmën e Ramës, bëri shkelje ligji dhe vepra penale duke na treguar ne se si ai ka qeverisur në bashkinë e Tiranës, duke e trajtuar veprën penale si një akt normal dhe ‘Dosja 5D’ e tregon mjaft mirë këtë gjë.
Çështja e inceneratorit dhe emailet që ata i dërgojnë njëri-tjetrit, ne i kemi parë dhe e konfirmojnë këtë mënyrë sjellje komplet të paligjshme që ai ka, duke mos e mësuar akoma mënyrën se si duhet të sillet një zyrtar shteti e në çdo sekond ai është në shkelje ligji".