Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”.
Shqipëria ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta. Tani ajo ndodhet në vendin e 99-të.
Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.
Gazetari Andi Bushati thekson se Shqipëria madje është edhe më keq se Serbia.
“Kështu duket klasifikimi i lirisë së shtypit për Shqiperinë, nga “Reporteret Pa Kufij”.
Në këtë zonë të Evropës, ne dhe Serbia jemi më keq (madje ne të fundit edhe pas Serbisë)” shkruan ai.