Me firmen e Gonxhes shkaterrohet trashegimia kulturore ne Vuno!

Premte, 03 May 2024 12:05
 

Nje denoncim ka ardhur ne redaksine e gazetes Standard per shkaterrimin e trashegimise kulturore.

Me firmen e Gonxhes shkaterrohet trashegimia kulturore ne Vuno!

Me firmen e Ministrit te sapo emeruar Blendi Gonxhe ne Vendimin 38 te dates 1 mars 2024 eshte dhene leje per restaurim banese ne Vuno si pjese e trashegimise kulturore.
Por e verteta eshte krejt ndryshe nje skandal i vertete.
Ne vend te restaurimit te baneses, sic ligji kerkon po shqyhet me fadrome pejsazhi per te bere pishine etj qe s’ka asnje lidhje me Lejen e dhene nga Gonxhe si Kryetar i Keshillit te Trashegimise Kulturore.

Siç shihet shume qarte nga fotot e kesaj shtëpie nuk bëhet asnjë punim siç kerkohet në lejen e dhene nga Gonxhe.
Bashkia,policia bashkiaje ajo e shtetit janë në dijeni, por heshtin dhe bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh sepse i pari që duhet të ishte prangosur duhet të ishte Kryeplaku i Vunoit.
Por kjo nuk ndodh sepse shitësi i shtëpisë është kushëri i parë me babane e kryeplakut Marko Çakalli, ndersa blerësi është një bisnesmen nga Tirana.
A do te vazhdoje te mbylle syte akoma Ministri Gonxhe perpara kesaj situate skandaloze? 

Login to post comments