Shkëlzen Berisha: Nuk jam takuar kurrë me Erion Veliajn! Neveris shpifjet!

Premte, 03 May 2024 18:18

Juristi Shkëlzen Berisha ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, në lidhje me deklaratat e mbrëmshme në një studio televizive.
 

Në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha shkruan se, kjo deklaratë është një trillim i vërtetë, pasi siç shkruan ai, nuk është takuar kurrë me Erion Veliajn. 

 

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Sot lexova për një trillim të përcjellë në një studio televizive për gjoja një takim timin me Erion Velinë para shumë vitesh.

Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë me lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjale, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri-tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes se 160 milone eurove ne aferat e inceneratoreve dhe kompanisë 5D, kërkojnë dëshpërimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.

Modifikuar më Premte, 03 May 2024 18:22
Login to post comments