Një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në median tradicionale, por edhe në rrjetet sociale është pyetja nëse Edi Rama ka vendosur ta lëshojë Erion Veliajn.
Paraqitja e zgjatur në SPAK e Veliajt i ka ndezur edhe më shumë këto spekulime.
Ndërkohë këtë të shtunë, Ylli Manjani jep një përgjigje epike për këtë diskutim.
“E lëshoi Rama AliBabVeliun apo jo? Kjo ishte çështja e javës.
Nuk e di si u duket juve, por mua më duket se në këtë moment, Rama as e *i e as e lëshon.
E ka lënë në rënie të lirë. Ndaj AliBaba këput kopaçe...,’ shkruan Manjani.