Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar ditën e dëshmorëve me një mesazh në faqen e tij në facebook.
“Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar”, shkruan Berisha.
“Kjo ditë, vijon kreu demokrat, frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimin të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre.
Mesazhi:
Sot 5 Maj, dita e të rënëve të Kombit.
Të dashur miq, sot Kombi Shqiptar përulet me mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh para kujtimit, sakrificës sublime të pavdekshme të dhjetëra e mijëra vajzave dhe djemve, burrave dhe grave që ranë për gjatë 150 viteve kundër copëtimit të trojeve shqiptare, për pavarësinë e Shqipërisë dhe lirinë e Kombit Shqiptar.
Ne sot jemi vend i pavarur sepse ata flijuan më të shtrenjtën, jetën e tyre për pavarësinë, lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar të ngrihet o sot o kurrë kundër regjimit të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen që po largon me shpejtësi si asnjë pushtim tjetër në histori shqiptarët nga vendi i tyre. Nderim për jetë veprës dhe kujtimit të të rënëve të kombit tonë! Lavdi! #sb