‘Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut
Është koha nesër të bëjmë drejtësi me zemërimin tonë të firmosim largimin e hajnave.
Rritjen e pensioneve.
Është koha të bëjmë drejtësinë.
Të firmosim që në spitalet tona të mjekohemi si njerëz, siç e meritojmë.
Është koha të këpusim me fuqinë tonë zinxhirin e kësaj vjedhje të tmerrshme që po shfaros shqiptarët.
Ndaj dhe nesër, në ora 11.30, të gjithë te bashkia për shpëtimin e shtëpisë së parë të Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare, shqiptarët në të katër anët e dheut presin nga ju çlirimin e bashkisë.
Presin nga ju betejën epike, fitoren historike mbi këto klane mafioze.
Presin të marrim fatin në duart tonë dhe të mos presim nga askush tjetër përveçse nga guximi ynë, nga zemërimi ynë, nga veprimi ynë.
Ndaj dhe nesër do të jetë dita e gjyqit popullor, e gjyqit qytetar ndaj armiqve të shqiptarëve.
Ndaj atyre që po shtypin qytetarët e këtij vendi me tiraninë e varfërisë.
Me sëmundjet e pamjekuara.
Me dhunën dhe terrorin policesk.
Me drejtësinë e mohuar.
Me drejtësinë falso, të mashtrimit, të mburojës së krimeve të qeveritarëve.
Kohë si kjo është koha e guximtarëve.
Koha e shqiptarit.
Koha e atyre që i thonë vetes shqiptarë.
Ndaj dhe ne të vazhdojmë.