Në përgjigje të interesimit të medias lidhur me fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut, Meta u shpreh sot ndër të tjera se:
‘Edi Rama dhe Erion Veliaj janë duke u përfshirë në këtë fushatë dhe nuk është mirë.
Është e dënueshme përpjekja e tyre për t'u përfshirë në këtë garë dhe sidomos për përçarjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut’, theksoi Meta.
Presidenti i Partisë së Lirisë theksoi se ‘në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë’, tha Meta.
Ilir Meta komenton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk është mirë që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përfshinë në fushatë