Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë... Është koha për përmbysje

Tuesday, 07 May 2024 13:26
Opozita po zhvillon një protestë para bashkisë së Tiranes ku kërkohet dorëheqja e kreu të këtij institucioni Erion Veliaj pas aferës 5D.
 

Aktori Mehdi Malkaj: Po e vazhdoj aty ku e la Xhulja. Në përiudhën e Henrit të 8 të Anglisë i cili kishte një gjykatës që quhej Tomas Mur, i cili i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe i cili e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha, me thuaj parametrin tënd për drejtësinë. Dhe ai pasi u mendua një çikë i tha: Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im ka sakrifikuar për mua, me ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar, më ka bërë ky që jam. Babai im u ka shërbyer edhe juve shkëlqesi.  

 

Hej, i tha ai, nuk të kam thirrur këtu për babanë, por për parametrin e drejtësisë. Atë po bëj shkëlqesi. 

Sikur ky babai, që unë e dua të jetë në gjyq me djallin, dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit, tha ai. Kjo është drejtësia.

Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit, jo, ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë...

Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. 

Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. 

Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime!.

Login to post comments