Kreu i opozitës, Sali Berisha, iu përgjigj fjalimit të stërgjatë të kryeministrit Edi Rama me një meme të shkurtër.
Në foto shihet Edi Rama duke folur, ndërsa sipër lexohet: “Rama në dy orë monolog. ‘Tablloja sinoptike e polihajdutit Erion Veliaj’”.
Reagimi i Berishës vjen në kohën kur opozita po proteston përballë Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt.