Pas shkrimit të medias greke, Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka

Tuesday, 07 May 2024 17:39
Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje, pasi mediat greke kanë shkruar se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.
 

Media mëson se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka. 

 

Kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.

Në përgjigje, KLGJ i ka vënë në dispozicion të gjitha dokumentacionin e zonjës, përfshirë dhe formularin e vetëdeklarimit.

Irena Gjoka, e cila është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vendosur sërish në qendër të mediave greke, teksa akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Login to post comments