Ky është dyshimi që ngre portali CNA.al, pas raportimeve se Ajola Xoxa e përdori këtë platformë edhe për të ngritur një vepër arti pikërisht te inceneratori i Tiranës, vendi i krimit më të madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar.
Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi video-lajmin e CNA, duke ngritur pikëpyetje nëse galeritë e Ajola Xoxës janë përdorur për qëllime kriminale në favor të të shoqit.
“A pastrohen paratë e Veliajt përmes studios e galerive të artit të bashkëshortes së tij?
Ju ftoj të ndiqni videon,” shkruan Berisha.