“Aksioni opozitar vazhdon, - tha Meta në një konferencë shtypi sot. - Besoj se edhe protesta e djeshme ishte tregues i një konsistence në rritje.
Shpartallimi i barrikadave që kërkojnë të asgjesojnë llogaridhënien e kryebashkiakut të kapur në flagrancë që nga inceneratorët, 5D e kudo tjetër; tregoi se qytetarët e Tiranës do ta marrin bashkinë në duart e tyre shumë shpejt dhe padyshim kjo do të ndodhë e duhet të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë si institucioni kryesor i vendit ku duhet të garantohet llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.”