Berisha: Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ morën në mbrojtje Irenën delinkuente me tre mbiemra sepse e përdorin si skllave kundër opozitës

E Enjte, 09 May 2024 21:25
 

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, duke folur për skandalin e gjyqtares me tre mbiemra, Irena-Shpata-Maneku-Gjoka, kryedemokrati Sali Berisha tha se, ajo u mor nën mbrojtje nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ-ja. Sipas Berishës, kjo gjyqtare është përdorur si skllave kundër opozitës.

Kryetari i PD-së theksoi në fjalën e tij, se një anëtar i vetingut kërkoi hetim të thelluar ndaj saj, por kjo kërkesë nuk u pranua. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Ata qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja që ti i quajte me pacipësinë më të madhe nga Berlini si mish i freskët, ata janë djem dhe vajza nënash të cilëve ti, familjarëve të tyre u ke mohuar drejtësinë.

U ke rrëmbyer drejtësinë siç u ke rrëmbyer votën.

Me drejtësinë e re të Gjokës dhe Dumanit ke shkatërruar shpresat e shqiptarëve.

Ndaj dhe të dashur miq, kjo tribunë është tribuna e të vërtetave.

Tre muaj më parë denoncuam këtu kriminelen me tre mbiemra, simbolin e drejtësisë së re Irena Maneku, Gjoka, Shpata, djalli vetë.

Ju kujtohet se si narkoshteti, se si institucionet e krimit shtetëror, se si mediat e kontrolluara nga krimi u vërsulën si hienat kundra meje dhe në mbrojtje të saj.

Të një ordinereje. Të një delinkuenteje. Të një falsifikatoreje që përfaqëson fytyrën e vërtetë të drejtësisë së re.

Tani, të gjithë në kor me urdhër të Edi Ramës, në mbrojtje të Irenës.

Pati turp-televizione që u bënë zëdhënëse të policisë greke, vetëm se janë të zhytur në paratë e krimit të djegësve.

Në krye të procesionit u vendos Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ-ja.

O turpe të Shqipërisë, detyra juaj ishte të hetonin akuzat që bëheshin, jo të merrni në mbrojtje Irenën delinkuente me tre mbiemra.

Ju e morët në mbrojtje sepse e përdorët skllaven e krimit kundër opozitës.

Ju e morët në mbrojtje sepse ti Irena e KLGJ-së me Delinën ish-bashkëshorten e Edi Ramës dhe bashkëjetuesen e Çuçit, vidhni dhe shpërdoroni miliona euro të taksapaguesve amerikanë me institutin famoz East-Ëest.

Po, po, ti Irena e KLGJ-së je më keq se Irena e GJKKO-së.

Prandaj dhe qirrej dhe bërtiste.

Kurse ti Ulusiu i Drejtësisë do hysh në historinë e parlamentit i ngjashëm me me psikologjinë e Gjonit të Kalifatit që përdorte brisk për të prerë qafa njerëzish. Kurse ti shpreh dëshirë për të përdorur brisk për të prerë veshë njerëzish. O turp i dheut. Turp i vërtetë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...