Berisha: Kam një apel për ndërkombëtarët, mos u përpiqni t’u shisni gjizën për djathë shqiptarëve

E Enjte, 09 May 2024 21:28
Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha, ka folur sërish për skandalin e Irenës me tre mbiemra.

 

Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të mos i bëjnë shqiptarët për budallenj. ‘Kam një apel për ndërkombëtarët, mos u përpiqni t’u shisni gjizën për djathë shqiptarëve’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Kam një apel për ndërkombëtarët.

Mos i mendoni shqiptarët të pamençur, gaboheni rëndë shumë.

Mos u përpiqni t’u shisni gjizën për djathë.

Ka shumë defekte, por u garantoj se për intelekt nuk u ka munguar kurrë.

Mbrapshtia e tyre në histori nuk vijnë nga mungesa e intelektit, vijnë nga tipare të tjera.

Por ai nuk u ka munguar.

Mos shisni...

Ja fytyra e drejtësisë së re. Një nga një do i nxjerrim.

A e dini ju se kjo Irena me tre mbiemra, komisionari publik i vetingut kërkoi që të hetohet më tej.

Midis të tjerash, kjo është unike në botë që ka deklaruar se këto para m’i ka dhënë ish-gruaja e burrit.

Kjo vetëm te ajo mund të dëgjosh një gjë të tillë.

Ajo mund të deklarojë çdo gjë, por njeri në botë që të pranojë se paratë borxh ia ka dhënë gruaja e burrit, përveç vetorëve të korruptuar nuk ekzistojnë.

A doni t’u jap shembuj, jo një por disa?

Nuk ua kanë pranuar gjykatësve paratë që i ati i ka ndarë nga rroga e saj dhe ia ka dhënë në momentin e fejesës apo martesës, një traditë shqiptare nga më të konsoliduarat.

Nuk kanë pranuar dhuratat që baballarët u kanë bërë vajzave apo djemve.

Kurse kësaj i pranuan borxhin e asaj që i ka marrë burrin.

Kësisoj mileti janë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...