'Që të kontribojmë edhe më shumë në BE, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane'

Premte, 10 May 2024 11:56
Nga Albin Kurti.
 

74 vite më parë, u vendosën gurthemelet e unionit evropian, përmes deklaratës së Ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, arkitektit të projektit të integrimit evropian, në Salon de l’Horloge të Quai d’Orsay në Paris.

 

Ajo që ne e njohim sot si Dita e Evropës, është më shumë se një ditë feste, por edhe përkujtimi për vlerat e avokuara që në vitet e '50-ta, e që çuan më tej drejt krijimit të Bashkimit Evropian. Uniteti, solidariteti e bashkëpunimi, rezonojnë ende sot si parime unike e të patjetërsueshme, për ruajtjen e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit në kontinentin tonë.

E gjersa Evropa sot po kërcënohet nga politikat ekspansioniste e ideologjitë ekstremiste, ruajtja e unitetit bëhet më e rëndësishme se asnjëherë më parë. Vetëm një Evropë e bashkuar mund të bëhet mburojë ndaj agresioneve ushtarake e tentimeve destabilizuese që cenojnë paqen dhe rrezikojnë lirinë.

Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainës.

Por që të kontribojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike.

Dita e Evropës ngërthen në vetvete premtimin se vetëm bashkë jemi më të fuqishëm. Në një Evropë të bashkuar, në një Evropë që ruan e kultivon lirinë e demokracinë, paqen e sigurinë.

Urime 9 Maji - Dita e Evropës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...