Mediat maqedonase jehonë mbështetjes të Presidentit Meta për VMRO

Saturday, 11 May 2024 12:09
Mbështetja publike e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për VMRO ka bërë jehonë në të gjitha mediat kryesore në Maqedoninë e Veriut, që i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë mesazheve të tij.
 

Mbi 20 mediume në gjuhën maqedonase, me një influencë të ndjeshme në opinionin publik atje i kanë pasqyruar gjerësisht të gjitha qëndrimet e Metës për zgjedhjet dhe rezultatin. 

 

Agjensia shtetërore e lajmeve MIA  që ka publikuar gjerësisht mesazhet e Metës, nënvizon faktin se Presidenti i Partisë së Lirisë ka qenë i bindur për fitoren e dyfishtë të VMRO-DPMNE-së në zgjedhje dhe kjo rezultoi e vërtetë.

“Ish-presidenti shqiptar dhe lideri aktual i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përshëndeti rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se “ka qenë gjithmonë simpatizant i VMRO DPMNE-së”, - nënvizon agjencia shtetërore e lajmeve MIA.

Portali “Republika” ka theksuar në veçanti mesazhin e urimit të Metës drejtuar Presidentes së zgjedhur Gordana Siljanovska-Dakova dhe bindjen e tij se “Presidentja e re do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe në përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoni.".

Ndërkoha media “MakPress” e cilëson si tëpër të rëndësishëm mbështetjen e Metës për VMRO, duke nënvizuar faktin se Partia e Lirisë në Shqipëri është një nga tre partitë më të mëdha në vend.

Ndërsa “Vjesti” nënvizon ndër të tjera se Presidenti i Partisë së Lirisë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për VMRO dhe se me fitoren e Presidentes Siljanovska-Davkova marrëdhëniet mes dy shteteve do të njohin një impuls të ri në forcimin e mëtejshëm të tyre.

Presidenti Meta e ka shprehur gjithmonë pozicionin e tij simpatizues për VMRO për faktin se kjo parti ka qenë hapur kundër “Ballkanit të Hapur” dhe se në të kaluarën i ka dhënë një zhvillim të jashtëzakonshëm Maqedonisë së Veriut duke e renditur të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, një model që sipas tij duhet të ndiqet edhe në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...