Tendera milionëshe për rrugë të papërfunduara në 'Astir', rikonstruksioni kthehet në gangrenë

Saturday, 11 May 2024 12:13
Rikualifikimi i bllokut që kufizohet nga rrugët “Teodor Keko”, “Tom Plezha”, “Mikel Maruli” dhe “Loni Ligori" në Astir është kthyer në gangrenë. Teksa kanë kaluar rreth 3 muaj nga përfundimi i afatit të ndërtimit të objektit, punimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por prej muajsh kanë mbetur në vend duke shkaktuar kaos në qarkullim e duke u kthyer në shqetësim për banorët.
 
 

Lagjet e Astirit janë kthyer në makth për banorët, jo vetëm nga plehrat, problematikë të cilën e kemi trajtuar shpesh, por edhe për shkak të rrugëve të pashtruara. 

I tillë është rasti i bllokut, që kufizohet nga rrugët “Teodor Keko”, “Tom Plezha”, “Mikel Maruli” dhe “Loni Ligori". Prej muajsh këto rrugë kanë mbetur pa shtruar, duke krijuar një kaos total me qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, çka është kthyer në shqetësim për banorët.

Tenderi për rikualifikimin e këtij blloku nuk ka ecur siç duhet. Kohëzgjatja e punimeve është përcaktuar 12 muaj kalendarikë duke nisur nga data e lidhjes së kontratës që ishte më 21 shkurt të 2023-shit.

Mes 20 operatorëve konkurrues fitues u shpall “Sireta 2F SH.P.K”, ndërsa investitor është Bashkia e Tiranës. Pavarësisht se shpenzimet sipas kontratës janë 222 milionë e 222 mijë e 222 lekë të rinj pa TVSH, dhe tashmë kanë kaluar rreth 3 muaj nga përfundimi i afatit të ndërtimit të objektit, punimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por prej muajsh kanë mbetur në vend dhe nuk punohet, duke bërë që nga rikonstruksion, të kthehet në gangrenë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...