Berisha publikon videon e kryebashkiakut të PS: E pohojnë me gojën e tyre se në Athinë jemi mbi 7000 vetë nga Shqipëria!

E mërkurë, 15 May 2024 14:40
Mbrëmjen e 12 majit, vetëm pak orë pas përfundimit të mitigut të Edi Ramës në Athinë, lideri i opozitës Sali Berisha tha para mbështetësve të tij këto fjalë: “ U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për "show"-n e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte super-skandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij... T’u biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj, e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë “faleminderit që erdhe”, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit,por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh.”
 

Jo më vonë se një ditë më pas, kjo deklaratë e z. Berisha u vërtetua nga fjalët e një zyrtari vendor, Drejtorit të Teatrit Bylis të Fierit, Klajdit Markut dhe u përforcua kur Marku, pas publikimit të videos nga "Piranjat" në SYRI TV, u kthye në “ish-Drejtor”, sepse Rama urdhëroi shkarkimin e tij  të menjëhershëm nga detyra. 

 

Por, e vërteta që s’mund të fshihet për administratën shqiptare që u derdh në Athinë me urdhër të Qeverisë dhe të PS-së, vjen edhe nga një burim tjetër pak më lart, nga një i zgjedhur vendor - Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, që edhe ai, i pyetur nga "Piranjat" shprehet se në Athinë kanë shkuar rreth shtatëmijë persona nga Shqipëria.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka publikuar këtë video sot në Fb me një shënim fare të shkurtër: “Pohojnë me gojën e tyre.  Ky është Mariglen Disha, kryetar i bashkisë Librazhd dhe pohon me gojën e tij se në Athinë jemi të paktën 7000 vetë nga Shqipëria. Uroj të mos ketë fatin e drejtorit të Fierit!”, vërejti Berisha në përfundim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...