'Opozita kërkon qeveri teknike'- Gjekmarkaj dhe Bardhi informojmonë Bundestagun për arrestimin e Sali Berishës, procesi të monitorohet ndërkombëtarisht

E mërkurë, 15 May 2024 14:45
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe nën kryetari i Kuvendit dhe nën kryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.
 

Ata kanë zhvilluar një takim në Bundestag me z.Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar. 

 

Njoftimin për këtë takim e ka bërë publik nenkryetari demokrat Gjekmarkaj me një shenim në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë

Sot së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, z.Gazment Bardhi zhvilluam një takim në Bundestag me z.Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar.

I falanderova mikpritësit tanë për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 34 viteve në rrugetimin e saj drejt Europës, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe në forcimin e shtetit ligjor. Shpreha të vertetën e shqiptarëve që integrimin në Bashkimin e Europian e shohin si të vetmen rrugë duke gjykuar nga përkatësia historike, kulturore, shpirtërore e politike.

Njoha miqtë me disa nga shqetësimet tona kryesore si mospërmbyllja e një reforme zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, si parakusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Në këtë kontekst, opozita kërkon Qeveri Teknike si në Greqi apo Maqedoni meqënëse klima e mirëbesimit mes paleve është cënuar, mundësisht futjen e saj në kushtetutë.

I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës.

Kërkova që ky proçes të monitorohet ndërkombtarisht.

Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë.

Cënimi i legalitetit të Opozitës duke marrë peng vulën dhe simbolet e saj, kërkon një reagim ndërkombëtar në mënyrë që drejtësia të shprehet, të dale me një vendim në mënyrë që Opozita të shkojë në zgjedhje në kushte relativisht të barabarta dhe jo me këmbë, gojë e duar të lidhura!

E gjej të nevojshme ti rikthehem kerkesës që Bundestagu të riaktivizojë misionin e saj faktmbledhës i cili ka patur gjykimet më të sakta se asnjë vend tjetër për Shqipërinë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...