Këlliçi denoncon aferat e Veliajt: Arben Maloku, pronar i 'Arb & Trans'

Premte, 17 May 2024 19:06
Belind Këlliçi denoncoi një tjetër aferë të Erion Veliajt me ish-vartësin e tij, Arben Maloku. Sipas Këlliçit, ish-kreu i njësisë administrative Zallher, është pronar i kompanisë “Arb & Trans”, e cila ka marrë miliona euro tendera nga bashkia e Tiranës. Këlliçi solli në vëmendje edhe shoë-n e qeverisë me sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut në “Myslym Shyri” ku sipas ligjit, pas kësaj ngjarjeje, kompanisë duhet t`i revokoheshin licensat. Por jo vetëm që licensat nuk janë revokuar, por kompania Arb&Trans ka marrë dy leje të tjera ndërtimi dhe disa tendera publikë në Tiranë e Kamëz.
 
 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi nga selia blu, një tjetër aferë të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-vartësit të tij, Arben Maloku. Këlliçi tregoi se Arben Maloku fshihet pas kompanisë “Arb & Trans”, me të cilën ka marrë miliona euro tendera nga Erion Veliaj dhe ish-drejtori i UKT-s REdi Molla, tashmë i arrestuar për aferën “5D”.

Jo vetëm tenderat, por Këlliçi denoncoi edhe pallatin pa leje që iu sekuestrua Arben Malokut në rrugën Myslym Shyri. Sipas anëtarit të kryesisë së PD, edhe pse pas sekuestrimit të pallatit kompanisë së Malokut i ndalohej marrja e lejeve të ndërtimit dhe tenderave publik, në të vërtet ka ndodhur e kundërta.

Sipas Këlliçit, benefitet që ka marrë nga Erion Veliaj ish-vartësi i tij Arben Maloku, kanë pasur arsye faktin se Maloku drejtonte shtabin elektoral të Veliajt në 2023.

Teksa i bëri thirrje SPAK të hetojë aferat e Erion Veliajt, Belind Këlliçi paralajmëroi publikimin e të tjera fakteve për aferat e kryebashiakut me vartësin tjetër të tij, Kujtim Qefalia, të dhëna këto të bëra publike edhe nga emisioni Plug.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...