Shehu: Mjeku i Familjes, themel i sistemit shendetesor!

Diel, 19 May 2024 10:55

Nga Tritan Shehu:

Mjeku i Familjes, themel i sistemit shendetesor!
Sot, ne Diten Boterore te Mjekut te Familjes, pershendetjet e urimet me te mira atyre e Mjekut te Pergjithshem!
Profesionistet, me shpirt social, qe perballen me semundjet e faktoret demtues.
Mjeku i Familjes e ai i Pergjithshem jane asete garancie per nje sistem shendetesor, per parandalimin, cilesine, koston, edukimin shendetesor.
Jane promotori i konkretizimit te strategjise se sotme:
“Nje shendet-Planet i shendetshem, njerez te shendeteshem”!
Jane te tille kudo ne Boten civile…fatkeqesisht jo ne Shqiperi ku:
1- Nuk ka njesim midis Mjekut te Familjes e atij te Pergjitheshem, si ne ciklin pasuniversitar, ne trajtimin financiar, pozicionimin, per aktivite te njejte.
2- Nuk ka nje sistem vleresimi, promovimi, kariere te tyre.
3- Keq perdoren, duke shkateruar keshtu bazen profesionale e shkencore te tyre.
4- Jane nen trysnine e “objektivave” koruptive te sistemit, si per ate Check ap, rekomandimin e medikamenteve te origjines jo te sigurte, etj.
3-Trajtohen thjesht si “drejtues trafiku” per pacientin.
4- Nuk kuptohet e as shfrytezohet roli themelor i tyre, gje qe ishte nje nga shkaqet kryesore te “tragjedise Covid”, te perjetuar ne Shqiperi.
Duke u bere keshtu “viktima” te nje sistemi shendetesor pa asnje fizionomi, me nje kujdes paresor pa perspektive dhe krejtesisht te centralizuar.
Kur e ardhmja e tij duhet te jete:
Profesionisti i lire i konvencionuar me sistemin sigurativ, qofte per Mjekun e Familjes a te Pergjithshem ashtu dhe per Specialistin ambulator kjo.

Login to post comments