Ai tha se po bëhet gjithçka për të nxitur vese në shoqëri, ndërsa shtoi se për zgjidhjen e situatës, Partia e Lirisë ka një plan të qartë, mes të cilave është mbështetja e grave, familjeve të reja dhe masa konkrete për gratë kryefamiljare.
Ai ka prezantuar programin e PL për mbrojtjen e familjes.
“Këta që sjellin ligjin për surrogacinë e duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të kombit, këta ku prindi 1 është qeveria e Ramës dhe prindi 2 është Bashkia Tiranës që nxjerrin mostra para fëmijëve, që u çojnë fëmijëve nëpër kopshte në mënyrë të paligjshme formularë me prindin 1 dhe 2, këta ne do t’i hedhim në Lanë.
Këtyre që kanë vërë çdo gjë për të shkatërruar familjen e për të nxitur vese, e që duan të na japin me qira gratë e vajzat e Shqipërisë, u përgjigjemi me një plan të qartë për mbrojtjen e familjes.Mbështetja e gruas dhe familjes është kauzë madhore e Partisë së Lirisë.
Fuqizimi Ekonomik dhe Social i Gruas nëpërmjet programit “arsim për punësim”, në mënyrë që gratë të fuqizohen ekonomikisht, veçanërisht, gratë dhe vajzat që u përkasin shtresave më në nevojë të popullsisë.
“Strategjia për Gruan Sipërmarrëse”, një pakete masash stimuluese financiare dhe fiskale për arsimimin, kualifikimin, trajnimin, zhvillimin dhe promovimin e iniciativës private për vajzat dhe gratë.
Intensifikimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, kryesisht dhunës në familje, në ambientin publik dhe në vendin e punës.
Mbështetje dhe stazhe në biznese për të ndihmuar gjetjen e punës së parë për vajzat që mbarojnë shkollën dhe paralelisht, si dhe do të shtojmë edhe stazhet në administratën publike.
Dedikimin e programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë nëpërmjet mundësimit të linjave të veçanta të kreditimit me norma interesi të ulëta për këto biznese të reja dhe integrimi i tyre në tregun e punës.
Rishikimin e kuadrit ligjor për dhunën dhe diskriminimin me bazë gjinore si dhe monitorimi i vazhdueshëm i masave dhe buxheteve të dedikuara për këtë aspekt në nivel qendror dhe lokal.
Monitorimi në bashkëpunim më shoqërinë civile i zbatimit të ligjit të miratuar tashmë nga Parlamenti Shqiptar “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.
Mbështetja e grave kryefamiljare me politika më sociale, duke evituar pengesat burokratike në mbështetjen sociale të tyre, si dhe duke i bërë pjesë të programeve të fuqizimit ekonomik.
Mbështetja e familjeve të reja me mekanizma të ndryshëm financiare si kredi të buta (dhe mekanizma të tjerë) për strehimin me prioritet. Rritje progresive pagesave për fëmijën e dytë e të tretë.
Garantimi i aksesit dhe fuqizimi i grave dhe vajzave për të marrë pjesë në të gjitha proceset vendimmarrëse, në nivel qendror dhe lokal, siç ne e garantuam edhe me vendimin në Konventën historike me 50% të përfaqësimit dhe me 50% të mbështetjes të fushatave të tyre.
Ulja e TVSH për produktet për fëmijët deri në 5 vjeç, për veshje, ushqime, libra, lodra.
Forcim i ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit.
Rritje e ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar.
Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë rruga e vetme që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe shpëtojnë Kombin!
Prioriteti i parë është Ndalimi i shpopullimit nëpërmjet mbështetjes së Familjes, të nënave, të fëmijëve dhe të çifteve të reja.
Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës për 2 vitet pas lindjes.
Do të trefishohet bonusi i bebes.
Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura.Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.
Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura;
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, 6,000 euro për fëmijën e dytë dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë.
Shpenzimet për ushqime bazë do të rimbursohen 5%. Shpenzimet për “shportën e bebes” do të rimbursohen 10%.
Mbështetja falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës.
Reduktim i vdekshmërisë foshnjore dhe nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën.
Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e shtatzënisë së sigurt dhe të shëndetshme.
Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore deri në 1 vit për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë, për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave përfshirë edhe ato që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.
Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë.
Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për çdo fëmijë.
Sistemi i kateringut në kopshte dhe shkolla.
20,000 euro grant për çdo të ri deri në 25 vjeç që fillon biznes social apo start-up”, tha ai.