Martesa e dy anëtareve të komunitetit LGBT në Bashkinë e Tiranës/ Meta: Horra me agjendë perverse

Hënë, 20 May 2024 15:29
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas skandalit të martesës se dy anëtarëve të komunitetit LGBT në Bashkinë e Tiranës.
 

‘Si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të "legjitimuar" veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse’, shkruan Meta në Facebook. 

 

Gjithashtu Meta akuzoi mazhorancën socialiste se që ‘prej 11 vitesh jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur’.

Postimi i plotë:

Si mund të mos e keqpërdornin edhe veladonin këta horra për të "legjitimuar" veprimet e tyre të paligjshme në shërbim të një agjende perverse.

Këta janë jo vetëm bijtë e atyre që u vunë kazmën kishave, xhamive dhe teqeve, por edhe të atyre që u futën armë vetë në kisha dhe objekte kulti për t’i arrestuar, dënuar, internuar dhe pushkatuar pa gjyqe klerikët e ndritur.

Këta janë ata që prej 11 vitesh jo vetëm kanë bllokuar kthimin e pronave të komuniteteve fetare por po jua tjetërsojnë çdo ditë për t’i grabitur.

Kthimi i pronave të komuniteteve fetare është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Si nuk ju vjen keq për atë fëmijë të pafajshëm që e keni traumatizuar!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...