Meta takon liderin e opozitës sllovene, flasin për arrestimin politik të kreut të PD, Sali Berisha

Tuesday, 21 May 2024 17:51
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vazhduar me takimet në Lubjanë, kryeqytetin e Sllovenisë.
 

Meta është takuar në Lubljanë me liderin e opozitës së Sllovenisë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Janez Jansha.  

 

Meta shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit me Janez Jansha, kanë diskutuar në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Reagimi i presidentit të PL-së, Ilir Meta:

Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha, ish-Kryeministër.

Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.

Jansha u interesua për gjendjen e Berisha dhe theksoi se është shumë e rëndësishme që drejtësia të mos përdoret politikisht por të jetë e pavarur.

Nga ana ime i shpjegova Jansha se veprimet e paligjshme ndaj Berisha synojnë t'i pamundësojnë atij të kryejë përgjegjësitë e tij si deputet dhe Lider i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Shpreha besimin se asnjë masë represive ndaj opozitës nuk do ta ndalë atë në misionin e saj për ç’kapjen e shtetit dhe rivendosjen e demokracisë funksionale dhe llogaridhënies.

Shprehëm besimin se në të ardhmen bilanci tregtar dhe i bashkëpunimit politik midis dy vendeve do të jetë shumë më i lartë.

 
 
Login to post comments