Çun Lajçi poezi për Berishën: ‘Se mirë s’je ti e mirë s’jam unë, kur mirë s'asht nana’

E mërkurë, 22 May 2024 10:37
Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ishte pjesë në protestën e zhvilluar nga simpatizantët dhe qytetarët kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.
 

Laçi si një aktor i jashtëzakonshëm që është edhe këtë here fjala e tij ishte e veçantë, aktori kishte përgatitur një poezi për Sali Berishën. 

 

Fjala:

Sa drejt rrika Sali Ramë Berisha

 

Hapi dyert Sali Rama, Vuçidoll i Tropojës,

se t’ka ardhë kaçaku i malit, Sali Rama i Rugovës,

me shallin qefin, tirqit me gajtana!

Jam zhdirgj grykës Dragobisë, tue i thirrë Sali Manit;

- s’ka ispatë rruga natën, m'bâ konak n'kullë t’Mulosmanit!

Të ura e Zogut i kam la sytë e kam piskatë:

- Çile zavrakun Sali Rama, të dritarja ta mbështeti shkallën,

të katërrisëm me t'marrë ngrykë, me t'përvetë si asht Shqipnia?

Se mirë s’je ti e mirë s’jam unë, kur mirë s'asht nana,

kur bukën n’sofër se hamë bashkë!

Zgjatma dorën lis i zguruem i djegun rrufeshë,

çoje kryet se t'kam ardhë për mik!

Balli yt le t'përpiqet me retë e bardha,

le të t'shohin faqezitë, ata që t'vunë n'dryna,

sytë le t’iu dhëmbin, le të këlthasin kur t'flet çarrshia,

- sa drejt rrika Sali Ramë Berisha!

Login to post comments