Gjekmarkaj në parlamentin anglez: Lideri i opozitës, i burgosur politik! Shpallja ‘non grata’ pa informacion

E mërkurë, 22 May 2024 15:30
Nënkryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe nënkryetar i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndodhet në një vizitë në Londër, në parlamentin anglez, ku është pritur nga z. Martin Vicker, deputet i Dhomës së Komunave, një personalitet i njohur i politikes britanike, kryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë.
 

Në postimin e tij në Facebook, Gjekmarkaj ka theksuar se temë e diskutimeve me parlamentarët anglezë kanë qënë emigrantët shqiptarë, arrestimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, shpallja e tij ‘non grata’ pa informacionin e nevojshëm, si dhe arritja e reformës zgjedhore konsensuale si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

 
 

Postimi i plotë:

Sot në Londër në parlamentin anglez pata kënaqësinë të takoj z. Martin Vicker, deputet i Dhomës së Komunave, një personalitet i njohur i politikës britanike, kryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë.

Mikpritësit i shpreha konsideratën e lartë për gjithçka që ai bën për të ngritur në nivele më të larta frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes parlamenteve tona duke çmuar traditën shekullore të këtij vendi të madh e plot histori.

Po ashtu i transmetova konsideratën e Kuvendit të Shqiperise për çfarë Anglia ka bërë për Shqiperinë e Kosovën gjatë këtyre dekadave dhe emigracionin shqiptar në Angli, i cili po integrohet me hapa të shpejtë në të gjitha aspektet e jetës angleze si një urë miqësie e bashkëpunimi. Një komunitet ky që meriton respekt dhe mbeshtetje, i cili me punën e tij i sfidon retorikat dhe nevojat e çastit të politikes së dites.

Interesimit të tij për zhvillimet politike në Shqiperia, iu pergjigja duke i shpjeguar shqetësimet e Opozites dhe të shoqërisë shqiptare per arrestimin e Liderit të Opozites pa akuzë, pa prova dhe pa hetim në kundershtim me Kushtetuten e vendit duke i dhënë kesaj ngjarje konotacion të theksuar politik. Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha ka patur e ka në historinë e ketyre 34 viteve në Shqiperi dhe sot si Lider i konfirmuar i Opozites shpreha mendimin qe vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqeruar me informacion e transparencë në raport me shoqerinë shqiptare e cila meriton të verteta nesa ka të tilla per simbolikat që Berisha mbart. Në këtë kontekst shumë interpretime dhe zhurma ka shkaktuar ky vendim dhe z. Berisha i ka dhënë të drejten e kontestimit nepermjet një procesi ligjor po në Angli.

Në një vend demokratik kur pjese të medha të shoqerise besojnë se Lideri i Opozites mbahet i ndaluar politikisht kjo krijon dyshime mbi vete sistemin e drejtesise , thelbin e natyren e demokracisë!

I kërkova zotit Vikerc  një prani më të shtuar të parlamentarve anglez gjatë vitit elektoral në Tiranë. Ndikim më të madh mbi qeverinë shqiptare per të arritur një reforme zgjedhore konsensuale si parakusht per zgjedhje të lira e të ndershme!

Në këtë kontekst  viziten e sekretarit Cameron e shohim si një akt domëthënes per forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.

Login to post comments