210 kg kokainë mes karkalecave/ Destinacioni final ishte Shqipëria

E Enjte, 23 May 2024 12:44
Autoritetet greke në portin e Pireut kanë sekuestruar mëngjesin e kësaj të enjteje 210 kg kokainë, të fshehur në një kontejner me karkaleca deti.
 

Mediat helene raportojnë se kontejneri që kishte ardhur nga Amerika Latine dhe kishte për destinacion final Shqipërinë. 

 

Deri më tani për rastin në fjalë është arrestuar një shqiptar, i cili ishte në arrati që nga viti 2017.

Ai akuzohej për prodhimin e pilulave kaptagon, të njohura edhe si droga xhihadiste.

Login to post comments