Elda Hoti ‘gozhdon’ Artur Metanin

E Enjte, 23 May 2024 17:40
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, i ka drejtuar disa pyetje kreut të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se a i ka shkelur afatet e përcaktuara me ligj për ankesat e drejtuara nga qytetarët.
 

Sipas Hotit, një shkelje e tillë e ligjit nga ILD-ja krijon kushtet që edhe gjykatave nuk mund t’i kërkohet të respektojnë afatet, gjë e cila ka sjellë vonesa të gjata në proceset gjyqësore, ku qytetarët nuk po gjejnë drejtësi në kohë dhe nuk kanë ku të ankohen për këto shkelje ligjore. 

 

Por kjo pyetje e rëndësishme e bërë nga deputetja Hoti, ka marrë një përgjigje të thatë nga Metani, i cili e pranon se ka shkelur ligjin duke mos respektuar afatet për kthimin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarëve, duke treguar se interesi i ILD-së nuk është interesi i qytetarëve të thjeshtë, të cilët kanë ngelur dyerve të gjykatave duke kërkuar drejtësi, por që në shumë raste, gjykatat nuk kanë dhënë verdiktin e tyre për sa kohë ata kanë qënë gjallë, pasi janë ndarë nga jeta, duke mos marrë drejtësi.

Pjesë nga seanca pyetje-përgjigje në Komisionin e Ligjeve: 

Hoti: Zoti Metani, ka qytetarë që i drejtohen ILD-së me ankesa dhe pretendojnë se nuk respektohen afatet. Nëse kjo është e vërtetë lindin dyshime mbi autoritetin e ILD-së dhe nëse ILD shkel ligjin çfarë mund të pritet nga gjyqtarët për shkeljen e afateve. Dhe pyetja ime është a keni afate të përcaktuara në ligj lidhur me ankesat që vijnë nga qytetarët dhe a i keni kaluar ndonjëherë këto afate?

Metani: Ligji ka parashikuar afate dhe afatet janë shkelur.

Login to post comments