Gjykata e Lartë mbetet nën thundrën e Edi Ramës, rrëzon rekursin e liderit të opozitës për të marrë pjesë në Parlament

E Enjte, 23 May 2024 17:58
Gjykata e Lartë vijon të mbetet nën thundrën e pushtetit të Edi Ramës, duke mos-pranuar rekursin e liderit të opozitës Sali Berisha lidhur me kërkesën për t’u lejuar që të marrë pjesë në seancat plenare.
 

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën e liderit të opozitës, tregon edhe njëherë se drejtësia në Shqipëri, në çdo shkallë të saj ka kapitulluar dhe nuk njeh më asnjë normë Kushtetuese e ligjore, por zbaton vetëm urdhërat politike të kryeministrit. 

 

Gjithashtu nga e njëjta gjykatë nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga apeli i posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Kujtojmë se lideri i opozitës mbahet në arrest që prej 30 dhjetorit të 2023, pa asnjë akuzë, duke iu mohuar e drejta kushtetuese për të marrë pjesë në Parlament si i zgjedhur i popullit. Avokatët e liderit Berisha kanë argumentuar disa herë se arrestimi është politik, ashtu si edhe vendimet e qëllimshme të gjykatave për t'i djegur kreut të opozitës mandatin e deputetit, të gjitha vendimet e deritanishme tregojnë qartë se kemi të bëjmë me komandim politik të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Login to post comments