Rama flet si pronar i Himarës: Doni apo nuk doni, unë jam…

Premte, 24 May 2024 13:40
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Himarë ku ka shpërndarë tituj pronësie për banorët.
 

Pasi ka grabitur pronat e himariotëve përmes strategjikes së tij Olta Xhaçka dhe burgosi Fredi Belerin, Edi Rama ka shkuar sot në Himarë dhe ka bërë një show me shpërndarje tituj pronësish.  

 

Në fjalën e tij Rama u tha himarjotëve se askush nuk e do më shumë Himarën se ata që jetojnë aty, apo ata që janë larguar për arsye të tjera.

“Doni apo nuk doni, unë jam një nga ju”, u ka thënë Rama himariotëve, duke nënkuptuar se është ai zot i asaj krahine.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ata që bërtasin nëpër cepa nuk e di çfarë himariotësh janë se himariotët zakonisht i vënë gjoksin dallgës ditën e natën. Nuk shkojnë nëpër cepa sikur janë nga Shijaku, se shijaksit janë larg detit, prandaj. Si Teo këtu (i drejtohet dikujt nga të pranishmit) që mbaronim darkën e thoshte po shkoj të lahem në det, natën shkonte. Mos bini pre e këtyre broçkullave, nuk e do kush Himarën më shumë se ju që jetoni këtu dhe ata që e kanë lënë për arsye të tjera. Nuk ka të tjerë që e duan si ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni ju, jam një nga ju.

Login to post comments