Mesazhi i Metës: Dhëmbë për dhëmbë me patronazhistët! Nuk janë trima

Premte, 24 May 2024 21:25
 
 
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ripërsëriti 5 prioritetet e partisë që drejton, ku një prej fokuseve është bujqësia.

Ai ripërsëriti akuzat ndaj kryeministrit dhe lidhjet nepotike që po kryejnë korrupsion në dogana. Presidenti i PL-së, akuzoi Ramën se nuk mbështet Kosovën. Gjatë fjalës së tij, presidenti i PL-së, theksoi se sondazhet e rilindjes nuk kanë vlerë dhe do hidhen tek Lana, pasi kërkojnë të sundojnë opinionin publik. 

 

Në fjalën e tij, Meta nuk la përmendur edhe patronazhistët ku i bëri thirrje anëtarëve të PL-së t’u tregojnë vendin, sepse ata nuk janë trima.  

Pjesë nga fjala e presidenti të PL-së, Ilir Meta: 

Jemi në hapat e para për ti dalë zot vendit në një situatë kritike. Në Kolumbi shteti lufton mafien, në Shqipëri mafia drejton shtetin. Atje 3 muaj e lanë Escobarin deputet dhe pastaj e ngritën zgupthi. Këtu një kriminel i tregon shqiptarëve se ku duhet të ikin. Në nuk mund të pranojmë qeverisje globale, na shikon si numra, statistika.

Sot bëmë një tryezë të mrekullueshme për bujqësinë. Nuk është i rastësishëm shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë, mos mbështetja e fermerëve tanë. Platforma jonë e cila është konkrete e bazuar në modelin më të mirë, do të bëjë më të mundur që bujqësia jonë të rimëkëmbet. Do të bëhet që të mos mburremi se në Kolonjë paska 4 bujtina, por që në Kolonjë të ketë kolonjarë të jenë krenarë, që ka mirëqënie.

Duhet kudo të jemi në ballë të denoncimit me krimet që bën rilindja. Helmojnë gjithë Shqipërinë këta, për të vjedhur. Kemi programin më të mirë. U habita nga përqëndrimi që kishin në Mal të zi për programin tonë. Çdo gjë e realizueshme. Ku do gjenden lekët? Lekët këtu janë. 3.3. miliard euro Rama me lidhjet e tij nepotike në dogana i rrëmben.

Janë 13.2 miliard euro në një mandat qeverisë, sa gjithë borxhi. Çdo bebe që lind e ka faturën te koka 4600 euro borxh. Përveç arbitrazheve të tij. përshëndes shumë drejtues të PL që po bëjnë më të mirën për të shpjeguar 5 prioritetet. Çdo shqiptar ta ketë të qartë, ka zgjidhje për çdo problem të tij. çdo pensionist ta ketë të qartë se vidhet nga Edi Rama.'

Nuk ka logjikë që ilaçet ti marrin në Maqedoni. Ka logjikë se këtu oligarkët e Ramës kontrollojnë gjithçka. Nuk ka kuptim të vazhdohet të minohet nga Shqipëria shteti i Kosovës dhe pavarësia. Ka derdhur gjak Adem Jashari por edhe Indrit Cara i Kavajës, shumë burra e djem, ku u bënë sakrifica nga kuksianët dhe shqiptarët. Është turp i madh për PS që nuk e përmend asnjëherë GJND. Pavarësia e Kosovës është konfirmuar nga GJND. Ia dha përgjigjen Serbisë, të zezë mbi të bardhë. Argati i Beogradit ka axhendë tjetër.

Nuk çohet ai ti japi dorën kryeministrit të Kosovës. Ka sjellje më të paturp, më të padenjë./ ka alabakë ta bëjë atë gjë. Atij bravo i qoftë se ruajti qetësinë, dinjitetin. Ky njeri që është programuar për të shkatërruar këtë vend në këmbim të një amnistie dhe njëkohësisht mban kartelën në xhep, fajin e keni ju se e dinit që isha me kartel, duhet larguar një orë e më parë dhe këtë do e bëjmë ne dhe vetëm ne.

Është detyrë e opozitës që ish-kryetarin e bashkisë ta largojë një herë e përgjithmonë nga bashkia. Sa kanë vjedhur drejtorët e bashkisë nuk kanë vjedhur gjithë qeveritë shqiptare. Ka ardhur koha ti kthejnë ato që kanë vjedh. Drejtësia me regji nuk vlejnë. As sondazhet nuk vlejnë. Do hidhen tek Lana. Këta kujtojnë se me sondazhet e inceneratorëve do drejtojnë opinionin e shqiptarëve. 

Kush pushon ndryshket. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm. Jemi në betejë për të shpëtuar vendin nga një bandë e rrezikshme, shikoni çfarë ligji kanë sjellë. Surrogacinë e tyre. Nuk kemi ne gra e motra e vajza për ato punë. Po ti ketë nga ana e vet, puna e vet se ç’bën. Kemi program për të mbështetur familjen.

Asnjë tolerim nuk do bëni. Duhet t'u përgjigjeni patronazhistëve, në terren aty kudo. Nuk janë trima patronazhistët, kanë përfituar nga indiferenca jonë. Edhe nga mendjelehtësia e disa opozitarëve se kanë menduar se do bëhen lidera. Ky është vendin ynë dhe është detyra jonë të tregojmë se jemi zot ne. Vuçiçi zot në vendin e tij. është si është ka tërhequr investime të huaja. Nuk mundet që ne të nënvlerësojmë çdo aksion opozitar përkundrazi duhet të përforcojmë aksionin kudo në parlament, në bashkinë e Tiranës.

Ne do kemi 1/3 përfaqësues të diasporës. Nga njerëzit më të kualifikuar që kanë treguar sukses në ato vende, që u hanë duart dhe u qan zemra që ato dijeni ti implementojnë në vendin e tyre.

Nuk kemi për të pushuar, as kohë për pushime.'

Login to post comments