Berisha: Ashtu siç Edi Rama ju përzuri nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite 2 milionëshe me patronazhistët e tij

Premte, 24 May 2024 21:38
 
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve që ta përzejnë Edi Ramën.

‘Ashtu siç Edi Rama ju përzuri nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite 2 milionëshe me patronazhistët e tij’, deklaroi lideri i opozitës Sali Berisha në tubimin qytetar. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Nuk mund të vij Edi Rama të takojë administratën e tij dhe të thotë takova emigrantët, që përfaqësoni për kombin mallin e pashuar, dhimbjen e madhe, zërin e tij.

Shumë nga ju më shkruajnë e më thonë se ju vjen keq për Shqipërinë si është katandisur. Më thoni se ndiheni keq që jeni larguar dhe nuk keni mundësi për të bërë diçka.

Por të dashur shqiptarë në emigracion, ky tur turpi është mundësia juaj. Ktheheni këtë tur mashtrimi, në turin e së vërtetës.

Çjerrini maskën Edi Ramës. Organizohuni datat që do vijë tek ju.

Mblidhuni bashkë, jo për ta takuar, por për ta refuzuar.

Refuzojeni! Refuzojeni!

Ashtu siç ju përzuri ai ju nga Shqipëria, përzejeni ju tani nga takimet hipokrite 2 milionëshe me patronazhistët e tij.

Të sigurt të jeni, që pas refuzimit tuaj, pjesën tjetër të punës do e bëjnë shqiptarët në Shqipëri, kur ai të kthehet.

Nuk do mund të vijë herë tjetër!

Prandaj kushtrimi o sot o kurrë, për misionin e shenjtë, të shpëtimit të Shqipërisë, sot po fryn nga ju, emigracion dhe diaspora shqiptare.

Është koha të bëni sërish histori.

Të jepni kontributin tuaj, për demokracinë, dinjitetin dhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rrofshi ju. Rroftë çdo shqiptar që ka bërë sakrificën më të madhe, atë të mërgimit.

Rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments