Berisha: Metamorfoza e Altin Dumanit, krahasime mes Task-Forcës së 2008-2009 me SPAK 2022-2023

Saturday, 25 May 2024 20:30
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim mes luftës së korrupsionit në dy periudha të ndryshme kohore, por kur i njëjti prokuror hetonte këtë fenomen.

Gjatë deklaratës së tij, kryedemokrati Sali Berisha tha se, në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar. Ndërkaq i njëjti prokuror, tani nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar. 

 

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Sali Berisha:   

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Lufta kundër plaçkitjes së fondeve publike dhe pasurive tuaja, është e një rëndësie jetike, vendimtare, për qytetarin, kombin dhe vendin.

Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend.

Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023.

Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011.

Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha.

Jo pa qëllim.

Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK.

Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.

Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023.

Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.

Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje.

Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje.

Pra 4 herë më pak.

Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009.

Normale është të dini se sa u dënuan, sa persona u dënuan për veprën e korrupsionit për vitin 2008-2009, u dënuan gjithsej 630 punonjës, kundrejt 199 punonjësve që u dënuan në vitet 2022-2023.

Pra një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve.

Çfarë tregojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga Spaku i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.

Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit.

Dy momente kam për të sqaruar këtu.

Së pari, gjatë viteve 2005-2013, ministrat me ligj nuk lejoheshin të merreshin në mënyrë absolute me prokurimet publike dhe tenderat.

Së dyti, edhe kjo ka rëndësinë e vet, nëse në vitet 2008-2009, u përpunuan qindra e mijëra dosje dhe u dënuan 630 persona, kjo u bë me një kosto 12 herë më të ulët se sa gjykimi i 85 dosjeve, dhe dënimi i 199 personave në vitet 2022-2023, për faktin se 17 prokurorë marrin sot rroga dy herë e gjysëm sa presidenti.

Për faktin se, janë 60 hetues të BKH-së të cilët nuk ekzistonin më parë dhe mbi 100 punonjës të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat tuaja.

Kjo është arsyeja që afërmendshi merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit.

Kjo është dëshmia flagrante për këtë.

Faleminderit!

Login to post comments