Balliu: Me Sali Berishën në pushtet, krimi shkon në burg, me Edi Ramën shkon në Parlament

Saturday, 25 May 2024 22:34
 
 

Ish-deputeti demokrat, njëkohësisht Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, ka folur sonte në tubin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest politik prej 30 dhjetorit 2023.

Në fjalën e tij Balli ka folur për situatën e rëndë politike në vend dhe përdorimin politik të drejtësisë së re. Mediat e paguara nga inceneratorët janë media që mburrin SPAK-un por, “drejtësi të mirë me inceneratorë nuk mund të ketë”, tha Balliu. 

 

Lideri i Partisë Demokratike u arrestua sepse denoncoi aferat korruptive dhe bandat e Rilndjes. Drejtësi pa Parlament Funksional nuk mund të ketë.

“A nuk tha Dumani se në ndjekim provat?! Ku i ke provat për Sali Berishën? Ku  e ke provën?

Këta mbajnë Sali Berishën në arrest me justifikime se është njeri i pushtetshëm. Po Erion Veliaj që është ende në detyrë, nuk po i prish provat? Pse nuk arrestohet Veliaj? Ne këtu jemi për një betejë konkrete dhe është betejë për shtetin. Mund të të pëlqejë, mund të mos të pëlqejë, por që në Shqipëri sot s’ka drejtësi është e vërtetuar. Sepse kemi qytetarët në Rr. e Kavajës që u janë pronat, toka, dyqani dhe atje bën galeri gruaja e Erion Veliajt. Jemi i vetmi vend në Europë që paguajmë 2.5 milionë euro para për makinat që mbledhin plherat. Çfarë i thanë Sali Berishës, kë thyer masën se ke takuar Elmar Brok, Edi Rama takon Durim Bamin dhe s’ishte problem për drejtësinë. Ky që fle me kriminelët nuk është problem për drejtësinë. Thonë nuk është e lehtë të luftosh krimin…nxirni Sali Berishën se ai e lufton krimin. Kur ishte Sali Berisha në pushtet, kriminelët shkonin në burg, me Edi Ramën krimi hyri në Parlament”,- tha Balliu.

Login to post comments