Meta me sekretarin politik të Fierit: Do ta kthejmë vijën bregdetare të këtij Qarku në një atraksion turistik…

Diel, 26 May 2024 14:36
 
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë një video në faqen e tij në facebook.

“Me Sekretarin Politik të Qarkut të Fierit, Luan Qato në kodrat mbi Divjakën e mrekullueshme duke diskutuar mbi planin e Partisë së Lirisë për Bujqësinë dhe Agroturizmin, si edhe për vijën bregdetare të Qarkut të Fierit”, shkruan Meta në postimin e tij. 

 

Mesazhi:

Me Sekretarin Politik të Qarkut të Fierit, Luan Qato në kodrat mbi Divjakën e mrekullueshme duke diskutuar mbi planin e Partisë së Lirisë për Bujqësinë dhe Agroturizmin, si edhe për vijën bregdetare të Qarkut të Fierit, që është po aq sa e Sllovenisë, por e braktisur nga "Rilindja" për arsye klienteliste.

Me programin tonë konkret dhe plotësisht të realizueshëm do ta kthejmë shumë shpejt vijën bregdetare të këtij Qarku në një atraksion të jashtëzakonshëm turistik.

 
 
 
Login to post comments