Mandati i kryetarit/ Britma e ofendime, KLP tregon “derexhenë” e “Drejtësisë së Re”

Hënë, 27 May 2024 13:24
 

Nga Boldnews.al

Pasthirma, sharje, bërtitje, ofendime personale, kjo ishte panorama e mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të hënë (27 mars 2024), në të cilën po diskutohej nëse duhej ndërprerë mandati i kryetarit Alfred Balla, i shkarkuar pak ditë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), institucioni i shkallës së dytë të Vetingut. 

Në 21 Maj, KPA vendosi me shumicë votash ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së Alfred Ballës dhe ndalimin e tij për t’u emëruar për 15 vjet në institucionet e larta të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në vitin 2017, kur nisi procesi i rivlerësimit, Balla mbante statusin e ndihmësit-ligjor në Gjykatën e Lartë. Më tej ai u largua pas një procedure jo shumë korrekte të ish-kreut të Gjykatës së Lartë dhe, në fund të vitit 2019, Balla u emërua anëtar i KLP-së nga radhët e shoqërisë civile. Prej marsit të vitit 2022, Alfred Balla mbante edhe postin e kreut të “qeverisë së prokurorëve”.

Vendimi i javës së kaluar të KPA-së për shkarkimin e tij nga detyra, si pasojë e “dorëheqjes nga statusi i ndihmësit ligjorë” u bë shkak për një mbledhje me tone shumë të larta të Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë fillim jave.

Login to post comments