Blushi: Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve dhe hajdutët me tanga

Tuesday, 28 May 2024 19:49
 

Sot qytetarët po zhvillojnë protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Para qytetarëve të Tiranës ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  

Tedi Blushi: Kjo bashki është marrë peng nga mafia e inceneratorëve. Kjo bashki është përvëluar dhe krimi i organizuar ka futur kthetrat në të.

Të dashur qytetarë dhe qendrestarë të Tiranës, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor, sepse Bashkia e Tiranës është shtëpia e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Bashkia nuk mund të jetë strofull e hajdutëve që vishen me tanga, nuk mund te jete strofull e kriminelëve, e këtyre hajdutëve të pacipë dhe pa moral. E këtyre monstrave të cilët duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

Ju besoj e patë çfarë ndodhi pak ditë më parë, vetëm 5 minuta shi, Tirana u përmbyt, sepse taksat tuaja i ka marrë lumi. Sepse me taksat tuaja Erion Veliaj vishet si një mafioz ordiner. 

Ky kriminel duhet arrestuar dhe duhet nxjerrë zvarrë nga kjo godinë, sepse ai e ka humbur besimin e qytetarëve. 

Ndaj e ftoj Policinë e Shtetit që kanë dinjitet, që kanë familje, na ndihmoni të arrestojmë këtë kriminel. Na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut. 

Tirana nuk meriton më hajdutë më tanga....

Login to post comments