Berisha: Të vazhdojmë betejën kundër Erion Veliajt, kudo që ta shihni gjuajeni me domate, pështyjeni në surrat

E mërkurë, 29 May 2024 10:37
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje që të qytetarët të vazhdojnë protestën para Bashkisë Tiranë kundër korrupsionit 100% të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe drejtorëve të tij në aferën 5D.

‘Ju ftoj të vazhdojmë betejën kundër Erion Veliajt, kudo që ta shihni gjuajeni me domate ose pështyjeni në surrat’, tha Berisha në protestën maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’. 

 

Berisha: Ndaj dhe unë duhet të përshëndes qëndrestarët që rrethuan sot bashkinë.

Dhe i ftoj të vazhdojnë të betuar se Erion Velinë, këtë shpërfytyrim njerëzor në vjedhje, këtë njeri që nuk ka lënë mënyrë hajduti pa përdorur, nga vjedhjet 100 përqind tek qiraja e përjetshme.

Qiraja e përjetshme për 400 metër katrorë, i jep tjetrit në Surrel 1700 euro qira mujore se ka ndërtuar depon e ujit.

E kuptoni o miq, që në çmimin më maksimal, ajo tokë nuk kushtonte kurrë më shumë se 25 mijë euro.

Dhe në këtë mënyrë, çdo vit ndan me Qefalinë 20 mijë euro.

Turp o faqezi që nuk ke nder as nuk ke gjë. Do vjedhësh në çdo gjë.

Ti je njeriu më faqezi.

Ku ta shihni, gjuajeni me domate. Po u erdhi afër, pështyjeni në surrat.

Mos ia kurseni asgjë.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjet më të pakufishme.

Ftesa ime për ju është të vazhdojmë betejën gjer në fitore.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments