Berisha: I deklaroj Ramës dhe Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje

E mërkurë, 29 May 2024 21:52
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe Taulant Ballën, në lidhje me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

‘I deklaroj Ramës dhe Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje’, tha Berisha.  

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës.

Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar.

Për këtë skenar të stisur!

Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha.

Që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.

Miqtë e mi, sot ishte ditë e vështirë sepse një intelektual i shquar u godit në mes të Tiranës.

Ftoj intelektualët të bashkohen me ne në protestë sepse secili prej tyre nesër mund të pësojë fate të ngjashme.

A nuk ishte Edi Rama mbrapa Emiljano Shullazit, që kërcënoi kandidatin për rektor me rrëmbim të djalit?

Sepse donte t’i jepte tenderin e kampusit të universitetit, Emiljanës së Edi Ramës.

Po pse të mos themi ne se është Edi Rama mbrapa grupit të strukturuar kriminal që goditi sot për t’i marrë jetën avokatit Sokol Mëngjesi, si hakmarrje e verbër, primitive ndaj përmbysjes së plotë të dosjes Dumani-Kraja-Melonai, këtyre mercenarëve të shpifur të drejtësisë shqiptare.

Login to post comments