Berisha: Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij

E mërkurë, 29 May 2024 21:55
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, sulmi brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është bërë me inkurajimin e Edi Ramës.

‘Sokol Mëngjesi u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës! Qëllimi ishte eliminimi i tij’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.

Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.

Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.

Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.

Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.

Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.

Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.

Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.

Login to post comments