Alizoti kërkon një minutë heshtje për viktimat e komunizmit, Taulant Ballës nuk i bën zemra t'i nderojë: Duhet të jemi 140 veta në sallë...

E Enjte, 30 May 2024 15:00
 
 

Në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit.

Në fund të fjalës së tij deputeti Tomorr Alizoti kërkoi një minutë heshtje për viktimat e komunizmit të cilët ende nuk dihet se ku janë trupat dhe janë pa varre. 

 

Por, për ministrin e Edverit, heshtja në Parlament për viktimat duhet të mbahet vetëm kur në sallë të jenë 140 deputetë të pranishëm.

Arsyetim qesharak i Ballës ishte një fyerje që u bëhet viktimave të regjimit komunist ende ditët e sotme nga partia që kreu masakrën ndaj tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Alizoti:

"Po të ishim në Hungari, Poloni, Estoni sot salla e Kuvendit do ishte plot me njerëz që diskutonin për një mallkim që i ndodhi një populli të vogël. Më vjen shumë keq, sot ndihem keq mbase edhe nga ana emocionale. Unë i kam bredhur kampet e përqendrimit, unë kam qenë në Spaç që fëmijë i vogël, kam qenë në Qafë Bari, kam qenë në Burrel. E kam parë babën tim në moshën 3 vjeçare në kampin e Spaçit, kjo më ka bërë që të filloj nga ana emocionale të merrem edhe me Aushvicin. Si mundet PS që pas 33 vitesh, në këto tema të paktën heshtni ose mos flisni. E dini ju që asnjë pushtues në Shqipëri nuk ndërtoi kampe përqendrimi në këto përmasa, ky nuk është konflikt partiak, as folklorik.

Kjo është fatkeqësia e një kombi të vogël që mori një teori, një doktrinë që vinte nga Gjermania, u përpliua nga Lenini, nga Stalini, nga kriminelët më të mëdha të botës që vranë miliona njerëz dhe ja sollën një populli të vogël. Sekretarët e Rinisë guxojnë sot të flasin për të vdekurit e Spaçit, të flasin sot për Tom Ndojën që i nxorën sytë dhe eksperimentuan, flasin sot për nënat që nxisnin maloret e Spaçit, ju guxoni sot të flisni. Po ju duhet të heshtni për 1 mijë vjet për ca i keni bërë këtij kombi. Më jepni 5 minuta të flas për 500 mijë vuajtje të kombit shqiptar, për Qafën e Barit. Po është mëkat se i ka ndodh kombit shqiptar, nuk i ka ndodh Alizotit se Alizoti është një individ. Ju lini sekretarin e Rinisë së Kohës të komunizmit, flisni këtu për antikomunizmin.  Komunizmi arriti një gjë në Shqipëri dhe është i suksesshëm, prodhoi banalitet, ju prodhoi juve. Ju jeni banaliteti i Shqipërisë. Kolegë të nderuar kush e ndjen, një minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi”, tha Alizoti.

Balla: Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë.
Kërkesa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle.  Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda.

Pra, siç u pa nga salla e Parlamentit, Taulantit nuk i bën zemra të ngrihet të mbajë një minutë heshtje për ata që vrau Enveri. Dhe me argumentin qesharak të Rregulloser së Kuvendit kundërshtoi. Asnjë nga mazhoranca nuk u ngrit në këmbë për të kujtuar viktimat, por u ngritën vetë deputetë e opozitës.

Login to post comments