Shoqatat myslimane padi në SPAK: Po tentohet të krijohet homokracia, Veliaj dhe PS po shkatërrojnë familjen

E Enjte, 30 May 2024 15:11
 
 
 

Një grup shoqatash myslimane kanë dorëzuar një kallëzim në Spak kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për lejimin e martesave homoseksuale në ambientet e bashkisë.

Në fjalën e tij, dorëzuesi i kallëzimit penal, Florian Arapi është shprehur se po krijohet një homokraci, e cila ka si qëllim shkatërrimin e familjes. 

 

Shumica dërrmuese e forcave politike në vend nuk kanë reaguar për këtë veprim të Veliajt, nuk e di nëse ai e ka bërë këtë veprim që të tërheqë vëmendjen nga vjedhjet apo paditë e tjera që ka në SPAK me inceneratorët ose 5D por ky veprim është skandaloz dhe për mendimin tonë është shumë më i rënë ku promovohet homoseksualizmin.

Shkatërrimi i  familjes dhe humanizmit e cila po promovohet nga PS dhe Veliaj është shumë më i rëndë se a vjedhjet e pafundme që po kryejnë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë dhe po futemi në një diktatyrë të homoseksualëve, në një homkraci dhe po na imponohet nga shumë organizma ndërkombëtar por ne duhet të mbrojmë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar dhe familjen.

Login to post comments