Shehu: Refuzimi i rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë është njollë turpi për këtë parlament

E Enjte, 30 May 2024 15:17
 
 
 

Deputeti i Partisë  Demokratike, Tritan Shehu në fjalën e tij në parlament është shprehur se Parlamenti i Shqipërisë ka lënë një njollë turpi pas refuzimit të rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

Shehu ndër të tjera u shpreh se rezoluta e miratuar nga OKB për gjenocidin serb në Sebrenicë 'është e njëjtë me rezolutën që ne kemi përgatitur për gjenocidin serb në Kosovë'.

 

'Pak ditë më parë OKB votojë rezolutën ku njihej gjenocidin serb në Sebrenicë, për ta dënuar atë dhe për t'i kërkuar autorëve të kërkojnë falje. Ajo që u miratoi në OKB është shumë e ngjashme me atë rezolutë që ne paraqitëm në parlament për ta miratuar, ndërsa mazhoranca nëpërmjet gëzimit  e haresë e hodhi poshtë.

Pa njohur atë që ka ndodhur, nuk mund të ketë stabilitet për të ardhmen. Në këtë kuadër, mendoj se jemi përpara një situate ku jemi në pozita të vështira për shkelje të procedurës, rezoluta që ne kemi sjellë këtu është njohja e gjenocidintserb në Kosovë dhe qeveria shqiptare të ftojë qeverinë e Kosovës që të përgatitet materiali voluminoz dhe ballafaqimi i saj me misionet ndërkombëtare.

Ky është një turp për këtë parlament dhe njolla po zgjerohet më tepër, janë të dyja faktet dhe elementet binjakë mes tyre mes gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë'.

Login to post comments