'Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro'/ Ja dokumenti i zhdukur i Bankës Botërore për pastrimin e Tiranës

Premte, 31 May 2024 11:47
 
 

Belind Këlliçi publikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dokumentin e vitit 2014 të Bankës Botërore që kishte të bënte me pastrimin e Tiranës, të cilin Erion Veliaj e përdor si alibi për të justifikuar planin për ngritjen e inceneratorit dhe rritjen e tarifës për pastrimin e Tiranës.

“Ky dokument nuk gjendet është zhdukur dhe mua më ka rënë në dorë para pak ditësh. Është studimi i fizibilitetit të IFC-së i vitit 2014, i Bankës Botërore. Veliaj thoshte se e ka patur që ishte një tarifë prej 38 euro për tonë për pastrimin e Tiranës, për të cilën ne paguajmë 16 milionë euro në vit. 

 

Ky studim parashikonte pastrimin e Tiranës, mbledhjen e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës, depozitimin dhe përpunimin e tyre dhe bënin të gjithë këtë proces për 250 mijë tonë në vit me 38 euro për ton.

Ne paguajmë Eco Tirana. Paguajmë 16 milionë euro për mbledhjen dhe koshave. 16 milionë euro për 250 mijë tonë, shkon 64 euro për ton. Plus 29 euro për ton për depozitim, vetëm pastrimi për 250 mijë tonë, e ka çuar në 93 euro për tonë, pastrimin e Tiranës. Është vjedhje e paimagjinueshme”, tha Këlliçi.

ImageImageImageImage

 
 
Login to post comments