Ramës i dështon takimi në Londër pasi ... nuk merr dot administratën me vete

Premte, 31 May 2024 20:29
 
 
 

Edi Ramës i ka dështuar takimi me emigrantët në Londër, pasi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë pranuar ta takojnë dhe Rama uk e merr dot adminisrtratën me vete që të mbushë salla.

I parashikuar që të zhvillohej ditën e djelë në 2 qershor, Rama ka vendosur ti japë edhe ca ditë kohë vetes dhe e ka shtyrë takimin për në datën 9 qershor.  

 

Si shkak zyrtar i shtyrjes së këtij takimi janë bërë vizat e pasagjerëve që do të marrë në avionin që e përdor si charter personal, që të mbushë sado pak sallën që ka marrë me qira në Londër.

Mësohet se këtë herë Rama në Londër ka marrë me qira një sallë të vogël, për rreth 1 mijë persona, por siç duket as kaq nuk i ka mbledhur.

Login to post comments