Meta: Programi i PL parashikon rritje të numrit të kopshteve dhe bonusit të bebes

Saturday, 01 June 2024 09:15
 
 

Presidenti i Partisë së lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka theksuar mbështetjen që programi i PL i jep familjeve shqiptare me qëllim ndalimin e shpopullimit dhe lehtësimin e jetës sidomos për familjet e reja.

Meta u shpreh se synohet rritja e bonusit të bebes, numri i kopshteve dhe çerdheve, si dhe rritje e kohëzgjatjes që fëmijët të mund të rrinë në këto institucione.  

 

“Jemi dëshmitarë se në Tiranë, Durrës etj kemi zona të mbipopulluara ku mungojnë kopshtet e çerdhet apo kur prindërit humbasin shumë kohë që të dërgojnë fëmijët në çerdhen më të afërt.

PKL mbështet familjet e reja, në program përfshihet shtimi i personelit në kopshte e çerdhe dhe rritja e orëve ku fëmijët të mund të rrinë nën kujdesin e edukatoreve.
Nxisim nënat e reja të lindin më shumë fëmijë duke i ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse.

 

 
 
Login to post comments